
Arbër Hoxha ka shënuar golin e parë për vitin 2025. Futbollisti shqiptar ka shënuar sot në miqësoren kundër ekipit ukrainas të Shakhtar Donjeck, teksa ndeshja u mbyll në barazim 2-2.
Në minutën e 95, Arbër Hoxha realizoi një gol të bukur, teksa iu shmang dy lojtarëve kundërshtarë dhe goditi me të majtën, duke gjetur cepin e rrjetës. Gjithashtu ky ishte edhe goli i parë për Hoxhën nën drejtimin e trajnerit të ri, Fabio Kanavaro.
Arbër Hoxha po kërkohet me ngulm nga Leçe, por Dinamo e Zagrenit ka refuzuar ofertën e 1.5 milionë eurove për të. Leçe nga ana tjetër po përgatit një tjetër ofertë, duke mos hequr dorë nga shqiptari.
Tani pritet të shihet nëse Kanavaro do ta lejojë Hoxhën që të largohet nga Kroacia.
Lini një Përgjigje