TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 19:52

Lara Kolturi e dyta në Botërorin e Skive, skiatorja shqiptare merr 100 mijë euro shpërblim

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi e dyta në Botërorin e Skive, skiatorja shqiptare merr 100

Duke u kthyer në një traditë, Mbrëmja Ceremoniale për sportistët në Shqipëri u mbajt edhe këtë vit, ku u nderuan sportistë që kanë bërë krenar vendin tonë në disiplinat përkatëse gjatë vitit 2024, si dhe u bë një rezyme e sukseseve të regjistruara në sportin shqiptar gjatë vitit që lamë pas.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njoftoi gjatë Mbrëmjes Ceremoniale për Sportistët shpërblimin me vlerë 100 mijë euro për skiatoren Lara Kolturi, e cila si përfaqësuese e Shqipërisë u rendit e dyta në Botërorin e Skive.

18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë më 4 janar, duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant. Lara kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, por më atë rast në disiplinën Sllallom.

Kur është mbyllur pothuajse gjysma e sezonit në Botërorin e skive, Lara Kolturi renditet e 7 në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa objektivi i saj për këtë sezon është të jetë mes 15 më të mirave të botës.

Në janarin e vitit 2026 në Kortina të Italisë do zhvillohet Olimpiada e Skive Alpine dhe Italia do kishte dëshirë që Lara Kolturi të rikthehej nën ngjyrat blu, por diçka e tillë është e pamundur.

Ka qenë vetë Daniela Ceçareli që ka mohuar këtë hipotezë dhe nuk është qëllimi i skuadrës së Larës të bëjë një planifikim afatgjatë. .

I pranishëm në këtë mbrëmje gala ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili para fjalimit i dorëzoi trofeun e mbrëmjes çiklistes Nebilia Kabetaj, e cila ka arritur të 'korrë' fitore të shumta në disiplinën e saj, në disa gara jashtë vendit.

Fillimisht, Rama theksoi vlerësimin e tij për punën e bërë nga Komiteti Olimpik Shqiptar, nën drejtimin e Fidel Yllit, gjatë të cilit nuk munguan as batutat.

Ishte vërtet nder dhe kënaqësi që m'u dha mundësia të dorëzoj këtë trofe të ceremonisë të përvitshme të Komitetit Olimpik, një vajze të re, një çikliste të re shqiptare që stërvitet në Itali, po përfaqëson vendin tonë. Dua realisht të bëj një vlerësim për kryetarin e Komitetit Olimpik.

Duke falenderuar dhe vlerësuar Komitetin, nuk e harroj që Komiteti është ombrella e Federateve, dua t’i shpreh konsideratën presidentëve të Federatave. Një vlerësim për ata që bëjnë përditë, meritojnë edhe Federatat e tjera, Federata e Mundjes, e Shahut, e Atletikës. Shpresoj që konflikti konstruktiv në Federatën e Atletikës të zgjidhet me sukses dhe të gjithë të bashkëpunojnë. U bëj thirrje që të jenë bashkëpunues.

Dua të falenderoj presidentin heroik të Federatës së Skive, që është shembull me vete se deri ku mund të shkojë pasioni. Të gjithë ju që jeni këtu, meritoni vlerësimin, respektin dhe mirënjohjen. Shumë faleminderit të gjithëve për kontriutin tuaj. Këtë mbështetje ndaj sportit, kontrbutin financiar do ta rrisim më tutje”, theksoi ai.

Rama nënvizoi gjithashtu se mbështetja e qeverisë shqiptare për sportin, do të rritet ndjeshëm.

Këtë mbështetje të veçantë që i kemi ofruar sportit do ta rrisim më tutje, Unë kam bilancet e rezultateve që më ka sjellë Fideli dhe ka shumë kampionë në moshat më të reja, çka premton më shumë kampionë për vitet në vijim që është një hall më vete për buxhetin sepse kemi marrë përsipër mbështetje specifike për kampionët.

Do ti bëja thirrje Fidelit që në bashkëpunim me ministrinë e Arsmit të zgjerojë disiplinat sportive në shkolla,-u shpreh Rama.

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje