
Juventusi dhe Adidas kanë njoftuar zyrtarisht rinovimin e marrëveshjes së tyre të partneritetit deri më 30 qershor 2037. Bashkëpunimi, i nisur në sezonin 2015-2016, do të vazhdojë për 10 vite të tjera pas përfundimit të kontratës aktuale që mbaron më 2027.
Sipas klubit bardhezi, ky rinovim vjen si rezultat i një sinergjie të fortë dhe synon arritjen e objektivave të rëndësishëm në të ardhmen, duke u fokusuar në inovacion dhe ekselencë. Adidas do të vazhdojë të jetë partneri teknik i të gjitha skuadrave të Juventusit, me një vlerë totale prej 408 milionë eurosh për periudhën e re të kontratës. Ky hap i fortë konfirmon angazhimin e Juventusit për partneritete afatgjata.
Lini një Përgjigje