TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2025, 18:02

“Jam këtu për të luajtur futboll”, sulmuesi i Juves “shokohet” pas takimit me Trump: U habita, foli prë Iranin dhe politikë

Shkruar nga Pamfleti

“Jam këtu për të luajtur futboll”, sulmuesi i Juves

Donald J. Trump priti mbrëmjen e kaluar ekipin e Juventusit në Shtëpinë e Bardhë ku edhe mbajti një fjalim të shkurtër.

Në këtë takim, ku ishte prezent edhe Infantino, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk u fokusua te futbolli pasi foli për tema të tjera, të cilat kanë shumë pak lidhje me Kupën e Botës për Klube…

Lojtarët u dukën të habitur nga takimi në Zyrën Ovale ku Trump nga një temë siç është ajo e transgjinorëve në sport, kaloi te konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit.

Të them të drejtën u zura në befasi. Ishte disi e çuditshme. Kur ai nisi të fliste për politikën, për Iranin dhe gjithçka tjetër u gjenda në vështirësi. Me vete mendoja, jam këtu vetëm për futboll”, tha futbollisti amerikan i Juventusit, Timothy Weah.

timothy weah sulmuesi i juves donald trump

Lini një Përgjigje