TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2025, 16:01

Dinamos i bëhet pengesë kontrata, Ilir Daja në pritje të ish-mesfushorit të kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Dinamos i bëhet pengesë kontrata, Ilir Daja në pritje të

Klaus Gjasula me shumë mundësi do të jetë futbollisti më i ri i Dinamos. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, do të transferohet në Superiore për të luajtur nën urdhrat e Ilir Dajës.

Megjithatë, pavarësisht se lajmi është bërë i ditur prej 10 ditësh dhe madje është përfolur edhe për kontratë 1-vjeçare, Dinamo është ende në pritje. Kjo për shkak se 35-vjeçari është nën kontratë me klubin e Rot-Vais Esen, të cilët militojnë në ligën e tretë gjermane.

Në këto kushte, është vetë Gjasula që duhet të ndërpresë kontratën me Esen, e cila i skadon në verën e vitit 2026. Përndryshe nëse mesfushori nuk del lojtar i lirë në treg, transferimi i tij te Dinamo e Ilir Dajës do të ishte tepër i vështirë. 

klaus gjasula ish-mesfushori i kombëtares dinamo

Lini një Përgjigje