TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Qershor 2025, 16:23

“Na bëhet qejfi kur shohim shqiptarë që përfaqësojnë flamurin”, Asllani surprizohet në SHBA: Jemi me fat që të kemi në Kombëtare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Na bëhet qejfi kur shohim shqiptarë që

Kristjan Asllani është bashkuar me skuadrën e Interit në SHBA, në kuadër të Botërorit të Klubeve. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është pjesë e planeve të trajnerit Kivu, teksa ishte titullar në ndeshjen e parë kundër Monterrejit.

Ndërkohë, ditën e sotme, 23-vjeçari nga Elbasani dhe ekipi i Interit ndodhen në Los Angeles. Pikërisht në këtë qytet, në hyrje të kampit stërvitor të Interit, Asllani është surprizuar nga një tifoz shqiptar.

Ky i fundit nuk ka ngurruar dhe s’ka kursyer aspak elozhet për mesfushorin shqiptar të klubit italian.

O shqipe ku je o shqipe? Kristjan mirëseerdhe në Los Angeles. Jemi me fat që të kemi ty në Kombëtare, na prezanton me Interin me shumë dinjitet. Na bëhet qejfi kur shohim shqiptarë që na përfaqësojnë flamurin, gjakun, traditën”, thotë tifozi, i cili i rrëmbeu edhe një autograf futbollistit.

kristjan asllani mesfushori i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje