
Një video e tillë ka nevojë për shumë pak kohë për t’u bërë “virale”. Në grumbullimin e Interit në Los Angeles, në kuadër të Botërorit për Klube, ka ndodhur një episod mjaft i tensionuar jashtë dhomave të zhveshjes.
Një tifoz i PSG-së, ndoshta ende euforik pas fitores 5-0 ndaj Interit në finalen e Champions League, e ka provokuar Açerbin duke i bërtitur “Açerbi-Barkola”, duke iu referuar duelit të asaj mbrëmjeje mes tyre. Mbrojtësi italian, dukshëm i irrituar, ka dalë menjëherë për të sqaruar situatën. Dhe reagimi i tij i ashpër nuk ka kaluar pa u vënë re.
Açerbi nuk e përmbajti nervozizmin. I ndihmuar nga një anëtar i stafit për ta përkthyer, iu kthye tifozit me tone të ashpra: “Nuk më pëlqen të tallesh me mua”. Më pas, mes gjesteve dhe fjalëve në italisht, lëshoi edhe frazën më të rëndë: “Unë jam i çmendur dhe të rrah keq deri në vdekje”.
Lini një Përgjigje