
Jasir Asani zhvilloi një ndeshje gati perfekte me ekipin iranian Esteghlal FC ndaj Al-Uehdat, e përfunduar 2-0, takim i vlefshëm për Champions Leaguen e Azisë. Sulmuesi i Kombëtares gjeti golin në minutën e 44, duke dërguar shifrat në 2-0.
30-vjeçari shqiptar ishte në fushë për 73 minuta, ndërsa në këtë hark kohor, përveç golit, ai kontribuoi me krijimin e 2 shanseve të mëdha për gol, 5 pasime kyçe dhe 81% saktësinë e pasimeve në total.
“SofaScore” e ka vlerësuar Jasir Asanin me notën 9.1, më i miri. Në dy ndeshjet e Kombëtares të muajt tetor, anësori nuk u fut në fushë për asnjë minutë kundër Serbisë, ndërsa u la jashtë për miqësoren me Jordaninë.

Lini një Përgjigje