
Rubin Kazan ku luan Mirlind Daku, ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Rusisë, falë formulës së çuditshme që ka ky turne, duke vazhduar rrugëtimin në “play-off” rajonal.
Mënyra si është kualifikuar nga faza në grupe ka qenë e pazakontë, pasi i është dashur një barazim dhe fitore me penallti për të vazhduar më tej në fund të 90 minutave.
Në ndeshjen ndaj Akhmat Groznit, vendosej se cila skuadër do merrte vendin e tretë në grup dhe kualifikimin në “play-off” rajonal. 90 minutat e ndeshjes u mbyllën me rezultatin 3-3, me golin e tretë për vendasit të cilin e shënoi Shabanhaxhaj.
Skuadrat ndanë nga një pikë dhe nisën duelin për pikën ekstra, që do i jepej ekipit që fitonte në gjuajtjet e penalltive. Aty, Rubin Kazan u tregua më i saktë dhe falë edhe realizimeve të Dakut e Hoxhës, triumfoi 4-3.
Lini një Përgjigje