TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2025, 18:13

Kishte humbur vendin në formacionin titullar, Trabzonspori merr vendimin që ndryshon rrugëtimin për Ernest Muçin

Shkruar nga Pamfleti

Kishte humbur vendin në formacionin titullar, Trabzonspori merr vendimin

Ernest Muçi pritet ta nisë si titullar sërish për Trabzonsporin, që përballet me Ejupsporin të shtunën. Ndeshja do të nisë në orën 19:00 dhe është e vlefshme për javën e 10 të kampionatit turk.

Raportimet nga Turqia tregojnë se Muçit do i besohet sërish vendi në formacion, pasi e kishte humbur. 24-vjeçari luajti titullar para katër ndeshjesh ku u zëvendësua në pushimin e ndeshjes. Vendimi mund të ndryshojë rrugëtimin për Muçin, që nga Beshiktashi u largua pikërisht për mungesë besimi.

Më pas në tre takimet e radhës është aktivizuar nga stoli. Trabzonspori i ka fituar përballjet e fundit dhe po gëzon formë të mirë. Aktualisht mban vendin e dytë me 5 pikë më pak se Gallatasaraji.

Muçi qendron si i huazuar te Trabzonspori. Kjo pasi kartonin e tij e zotëron Beshiktashi.

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje