TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2025, 15:38

Barcelona akuzohet për blerjen e arbitrave në Champions?! Kartoni i kuq nxjerr blof katalanasit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona akuzohet për blerjen e arbitrave në Champions?! Kartoni i

Barcelona triumfoi mbrëmjen e djeshme përballë Olimpiakosit, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 3 të UEFA Champions League. Sfida që u zhvillua në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, përfundoi me rezultatin tenistik 6-1.

Por, nuk ishte rezultati ai që mori vëmendjen kryesore në këtë duel. Në minutën e 57, lojtari i ekipit grek, Heze. Ky i fundit mori kartonin e dytë të verdhë, pas një kontakti të lehtë që dora e tij kishte me fytyrën e mesfushorit katalanas, Kasado.

Kaq mjaftoi dhe arbitri kryesor i takimit, Urs Shnajder i dha Heze kartonin e dytë të verdhë, që rezultoi i kuq, duke lënë Olimpiakosin me 10 lojtarë. E habitshme ishte, kur ai u konsultua me VAR-in, edhe pse kur nuk është ndërhyrje për “karton të kuq” direkt, ndihma nga teknologjia nuk të vjen asnjëherë.

Kjo situatë ka sjellë reagim të gjerë në rrjet, jo vetëm nga tifozët grekë. Shumë tifozë të futbollit akuzojnë Barcelonën dhe presidentin Joan Laporta që “blen me para” arbitrat, jo vetëm në La Liga, por tashmë edhe në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë që ky vendim i arbitrit zviceran, pritet të apelohet edhe nga klubi i Olimpiakosit. Ndërsa për vetë arbitrin, ende nuk ka ndonjë njoftim nëse do të merren masa apo jo, për një vendim që edhe sipas specialistëve të futbollit, ishte i gabuar.

barcelona skuadra katalanase

Lini një Përgjigje