
Anis Mehmeti duket në formë të shkëlqyer në Angli. Sot ka shënuar golin e radhës për Bristol Sitin, ndërsa përballë është ekipi i Sauthemptonit. Ndeshja është e vlefshme për javën e 11 dhe pikërisht Mehmeti vendosi baraspeshën (1-1).
Ishte minuta e 33, kur Mehmeti i shpëtoi mbrojtjes së Sauthemptonit. Në zonë nuk gaboi duke e bërë të pamundur për portierin kundërshtar.
Mehmeti nuk ftohet te Kombëtarja shqiptare prej vitit 2023. Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shprehur se duke pasur trafik lojtarësh në krahun e majtë, ftesa për të ka munguar.
24-vjeçari ndërkohë është në kuotën e pesë golave dhe tre asistimeve për këtë edicion të Championship. Kështu synon të thyejë rekordin e sezonit të kaluar ku në fund e mbyllte me 12 gola në kampionat.
Lini një Përgjigje