TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 20:46

Shou katalanas në Pire, Barcelona luan tenis ndaj Olimpiakosit; në Kazakistan mungon goli

Shkruar nga Pamfleti

Shou katalanas në Pire, Barcelona luan tenis ndaj Olimpiakosit; në

Barcelona bën detyrën në Champions League, duke fituar në stadiumin olimpik të Katalonjës, 6-1 ndaj Olimpiakosit. Barcelona e gjeti shumë shpejt veten në avantazh, që në minutën e 7 me anë të Fermin Lopez.

Një aksion që nis me një gafë të Sheznit, por për fatin e mirë të katalanasve nuk rezultoi fatal, më pas aksioni nisi me një veprim fantastik nga Alehandro Balde, i cili pasoi për Fermin Lopez dhe ky i fundit për Lamin Jamal, i cili u ndal nga portieri grek, por Fermin Lopez u gjend në kohën dhe vendin e duhur, për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 38, 17-vjeçari Fernandez asistoi, Fermin Lopez tregoi klasin e tij dhe shënoi golin e dytë.

Pjesa e dytë nisi më mirë për grekët, të cilët ngushtoi shifrat me El Kabi nga pika e bardhë e penalltisë, pas prekjes së topit me dorë nga Erik Garsia. Nga minuta e 57, Olimpiakosi mbeti me 10 lojtarë, pasi argjentinasi Santiago Heze, mori kartonin e dytë të verdhë.

Në pjesën e fundit të ndeshjes, Barcelona shënoi 4 gola për më pak se 15 minuta. Në minutën e 65, Markus Rashford u pengua nga portieri grek Konstantinos Colakis. Lamin Jamal u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe golin e shënuar ia dedikoi të dashurës që gjendej në stadium, Niki Nikol.

Në minutën e 73, ishte radha e Markus Rashford për të shënuar golin e katërt. Dy minuta më pas Fermin Lopez kompletoi hat-trickun e tij. Në minutën e 79, Rashford bëri dopietë pas asistit të Pedri. Anglezi shënoi me një goditje fantastike në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në sfidën tjetër, Kairat Almati barazoi pa gola ndaj Pafos. Qipriotët luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e 4, ku anësori brazilian, Zhoao Korreia, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje me takë në fytyrën ndaj kundërshtarit. Rezultati mbeti 0-0 deri në fund.

barcelona olimpiakos pire kairat almati pafos champions league

Lini një Përgjigje