TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 18:42

Rezultat historik në Europë, Skënderbeu U-19 reziston ndaj Aston Vilës U-19

Shkruar nga Pamfleti

Rezultat historik në Europë, Skënderbeu U-19 reziston ndaj Aston

Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19. Ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.

Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti. Uilson regjistroi emrin si autori i golit te miqtë.

Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë lojtarët e Aston Vilës, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.

Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes.

 

skënderbeu u-19 aston vila u-19

Lini një Përgjigje