TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 16:47

Menaxheri i portierit i mbyll derën 'daranëve': Diant Ramaj nuk do të luajë për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Menaxheri i portierit i mbyll derën 'daranëve': Diant Ramaj

Portieri i Borusias së Dortmundit, Diant Ramaj, i cili momentalisht luan në formë huazimi te Heidehneimi, është përfolur së fundmi për një kalim të tijin te Kosova. Megjithatë, këto “thashetheme” janë hedhur poshtë.

Është vetë agjenti i portierit me origjinë shqiptare, Jurgen Shuab, i cili ka bërë të ditur se futbollisti i tij nuk do të bashkohet me Kosovën.

"Raportet janë padyshim të rreme. Interesi nga Kosova është i njohur dhe e kënaq Diantin, por ai e ka bërë të qartë në këtë pikë: Ai nuk do të luajë për Kosovën”, ka thënë Jurgen Shuab.

Kujtojmë se deri më tani, Ramaj është aktivizuar vetëm me përfaqësueset e moshave të Gjermanisë. Ai ka luajtur me ekipin U-18, U-19 dhe atë U-20. Mosaktivizimi i tij me ekipin A në ndeshje zyrtare, i jep mundësinë që të zgjedhë një kombëtare tjetër.

diant ramaj portieri kosovar

Lini një Përgjigje