TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 15:58

Presidenti i Federatës Serbe thyen heshtjen pas humbjes ndaj Shqipërisë: Ishte dështim kolosal, dhemb akoma

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti i Federatës Serbe thyen heshtjen pas humbjes ndaj

Pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë, e cila uli ndjeshëm shanset e përfaqësueses serbe për të siguruar një vend në “Play-off”-in e Kupës së Botës, presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Xhajiç, ka reaguar me tone zhgënjimi dhe autokritike në një intervistë për median serbe “Kurir”.

"Dështim. Dështim i madh. Këtu nuk ka asnjë dyshim. Nuk e di çfarë na mungoi. Pashë të njëjtën gjë që panë edhe njerëzit e zakonshëm. Për një milion arsye kemi mundur dhe është dashur të luajmë më mirë,” – deklaroi Xhajiç, duke pranuar se performanca e ekipit nuk përmbushi pritshmëritë. Presidenti serb shtoi se, pavarësisht natyrës së futbollit si një sport me fitore e humbje, kjo ndeshje e ka lënë një shije të hidhur për të dhe për gjithë vendin.

Mbetet dhembja. Të kuptohemi, futbolli është futboll, i përbërë nga fitore dhe humbje. Befasitë janë të mundshme. Por trishtimi dhe dhembja ende më pushtojnë. Dhe ka kaluar një javë nga ndeshja,” – tha ai.

Xhajiç e përshkroi përballjen me Shqipërinë si “më shumë se një ndeshje futbolli”, duke nënkuptuar ngarkesën emocionale dhe simbolike që ajo mbante për kombëtaren dhe tifozët serbë.

Jo pse nuk mund të ndodhë që të humbësh, por pasi ndeshja ishte pak më tepër se një shfaqje e zakonshme futbolli. Dhe për këtë më vjen më së shumti keq. Populli e di çfarë mendoj unë dhe çfarë mendon ai,” – përfundoi Xhajiç.

Pas këtij rezultati, Serbia gjendet në një situatë të vështirë në grup, me shpresa minimale për t’u kualifikuar në fazën pasuese të Botërorit, ndërsa humbja ndaj Shqipërisë mbetet një prej goditjeve më të rënda për skuadrën dhe drejtuesit e saj në vitet e fundit.

Lini një Përgjigje