TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Tetor 2025, 13:59

Kualifikimi në Kupën e Botës, shpërblimi i “çmendur” nga Arabia Saudite për çdo futbollist

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikimi në Kupën e Botës, shpërblimi i

Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën e fundit të eliminatoreve aziatike.

Sipas vendimit të bërë publik nga ministri i Sportit, Abdulaziz bin Turki Al-Faisal, çdo lojtar dhe anëtar i stafit teknik do të marrë 5 milionë rialë sauditë, që përkthehet në rreth 1.1 milionë euro.

Ky është kualifikimi i tretë radhazi i Arabisë Saudite në garën më të madhe të futbollit botëror, një arritje që vlerësohet si dëshmi e progresit të madh që ka bërë futbolli saudit vitet e fundit.

Tani, me synimin e tyre të vendosur te Kupa e Botës, sauditët nuk synojnë vetëm të përsërisin performancën e tyre më të mirë të vitit 1994, por edhe të lënë një gjurmë edhe më të thellë në historinë e turneut.

Lini një Përgjigje