
Agustin Kola ndodhet prej ditësh i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në rrjetet sociale dhe i uron shërim të shpejtë legjendës së futbollit shqiptar.
“Federata Shqiptare e Futbollit i uron shërim të shpejtë ish-futbollistit legjendar të Kombëtares, Agustin Kola, i cili po kalon një moment të vështirë shëndetësor. Forca Agustin, jemi të gjithë me ty!”, shkruhet në postimin e FSHF-së.
Kujtojmë se ish-futbollisti i njohur bardheblu vuan aktualisht nga ulçera në stomak, ku tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e Kolës aktualisht është stabël dhe ish-sulmuesi po i përgjigjet shumë mirë terapisë. Por do të qendrojë edhe disa ditë të tjera nën kujdesin e mjekëve në QSUT.
View this post on Instagram
Uroj Sherim te shpejte.