
Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja nuk u mor në konsideratë nga trajneri i Bërnlit, Skot Parker kundër Lids junajtid, e fituar 2-0. Duhet thënë se 24-vjçari shqiptar tregoi nivel pozitiv te Shqipëria në ndeshjet e tetorit, sidomos ndaj Jordanisë, duke kontribuar me gol dhe asist.
Ajo që bie në sy në takimin Bërnli-Lids, Parker edhe pse e kishte si opsion në stol Brojën, futi në fushë në minutën e 83 Eshli Barns.
Pikërisht lojtari në fjalë është “anonim” në ekip (vetëm 1 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë), përpos moshës prej 35 vjeç. E gjithë kjo “rezyme” hedh idenë se mund të ketë një “krisje” të besimit nga trajneri Skot Parker karshi Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi erdhi me bujë te Bërnli, por deri tani nuk ka zbritur në asnjë rast si titullar.
Lini një Përgjigje