TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2025, 16:01

Skuadra ukrainase “viktimë” e sulmeve ajrore, ushtria ruse bombardon akademinë ku luajnë 4 ish-lojtarë të Superiores

Shkruar nga Pamfleti

Skuadra ukrainase “viktimë” e sulmeve ajrore, ushtria ruse

Klubi i Metalist 1925 ka raportuar sot për një sulm ajror në ambientet sportive ku ndodhet akademia e saj. Ukrainasit pretendojnë për sulm nga Rusia, nga i cili ishin paralajmëruar dhe ka vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se Metalist 1925 është i njohur në Shqipëri, për disa transferime të bujshme. Në edicionin e kaluar morën nga Superiorja dy lojtarë, pikërisht Kristian Mba dhe Emir Rashica.

Këtë verë transferuan dyshen e spikatur te Dinamo. Baton Zabërgja dhe Itodo Mandela, ndërsa aktualisht luajnë në elitën ukrainase.

Skuadra ukrainase “viktimë” e sulmeve ajrore, ushtria ruse

Njoftimi i Metalist 1925:

Akademia e “Metalist 1925” u dëmtua gjatë një sulmi ajror gjatë natës në Ukrainë. Sot, rreth orës gjashtë të mëngjesit, gjatë një sulmi ajror nga armiku ndaj Ukrainës, u dëmtua akademia e klubit “Metalist 1925”. Një dron “Shahed” ra në fushën stërvitore që klubi e merr me qira nga Kolegji Olimpik Profesional me emrin e “Ivan Poddubny”. Si pasojë e kësaj, shpërtheu një zjarr, i cili u arrit të shuhet shpejt.

Të gjithë të rinjtë e akademisë “Metalist 1925”, të cilët aktualisht jetojnë, mësojnë dhe stërviten në Kiev, rreth 120 futbollistë të rinj, gjatë alarmit ishin në strehim, kështu që askush nuk u lëndua.

Aktualisht, “Metalist 1925” së bashku me drejtuesit e kolegjit po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga sulmi dhe tashmë po planifikojnë rikuperimin sa më të shpejtë të fushës së futbollit.

Procesi stërvitor dhe garues i të rinjve të akademisë “Metalist 1925” do të vazhdojë sipas planit në fusha të tjera.

metalist 1925 skuadra ukrainase

Lini një Përgjigje