
Jasir Asani ka shënuar për Esteghlal në Championsin 2 aziatik. Futbollisti i Kombëtares dyfishoi shifrat, ndërsa skuadra e Iranit e mbylli në avantazh 2-0 pjesën e parë ndaj Al Uehdat.
Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi golin e dytë për të tijtë. Në minutën e 44 të sfidës, “mëngjarashi” me origjinë nga Shkupi, ia doli të dërgonte topin në fundin e rrjetës.
Asistin për golin e Asanit e dha Munir El Hadadi. Ky i fundit mbahet mend edhe për besimin e madh që Barcelona kishte për të më parë.
Esteghlal i bën punë vetëm fitorja sot. Pasi ka humbur dy ndeshjet e para është mënyra e vetme për të shpresuar te kualifikimi.
Kujtojmë se ky është goli i katërt i Asanit me fanellën e iranianëve, ndërkohë që ka dhuruar edhe 1 asist.
Lini një Përgjigje