
Maldini Kacurri asistoi dje për Morekamben në “National League”, ose ndryshe në kategorinë e pestë angleze për nga niveli. Ekipi i futbollistit të Kombëtares fitoi me rezultatin 0-4 ndaj Boston Junajtid.
Ishte pikërisht këmbëngulja e Kacurrit në minutën e 15, që solli më pas supergolin e Kain. Ky i fundit realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca e largët.
Kacurri është huazuar nga Arsenali te Morekambe. Ky vendim erdhi në shtator, ndërsa mbrojtësi kishte debutuar me Kombëtaren e Shqipërisë përballë Gjibraltarit.
Talenti 20-vjeçar ka debutuar ndërkohë edhe me ekipin e parë të Arsenalit. Për të është huazimi i dytë, pas atij jo të suksesshëm me Bromlejn ku luajti vetëm tri ndeshje.
Lini një Përgjigje