TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2025, 20:20

“Më theu dhëmbët”, lojtari godet me kokë arbitrin pas kartonit të kuq (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Më theu dhëmbët”, lojtari godet me kokë

Një skenë tronditëse është regjistruar në Uruguai, gjatë finales së kategorisë rezervë mes ekipeve San Lorenco dhe Central Molino, në qytetin Maldonado.

Një futbollist i San Lorencos sulmoi me kokë arbitrin Aleksis Ferreira, duke i thyer dy dhëmbë dhe shkaktuar gjakderdhje të rëndë në fytyrë.

Ngjarja ndodhi pasi dy lojtarë të San Lorencoos u ndëshkuan me karton të kuq për fyerje ndaj gjyqtarit. Pas këtij vendimi, një nga bashkëlojtarët e tyre u vërsul ndaj arbitrit dhe e goditi me kokë në fytyrë, në mënyrë brutale.

Pas incidentit, Ferreira deklaroi për mediat lokale: “Humba një dhëmb, u gjakosa shumë dhe ndjeva marrje mendsh. Ishte një moment shumë intensiv, por për fat të mirë, kolegët e mi dhe lojtarët kundërshtarë më erdhën menjëherë në ndihmë”.

Ai falënderoi shoqatën e arbitrave dhe drejtuesit e klubeve për mbështetjen, ndërsa paralajmëroi për rritjen shqetësuese të dhunës ndaj gjyqtarëve në Maldonado, ku vetëm këtë vit janë regjistruar mbi pesë sulme fizike ndaj arbitrave.

Gabimet janë pjesë e lojës, si nga lojtarët, ashtu dhe nga ne. Por dhuna nuk mund të justifikohet kurrë,” shtoi ai.

Futbollisti që kreu sulmin është paraqitur para Prokurorisë së Maldonados dhe përballet me akuza për dëmtime të rënda trupore me dashje. Avokati i tij deklaroi se lojtari është penduar, i ka kërkuar falje arbitrit dhe është i gatshëm të mbulojë shpenzimet mjekësore.

Ndërkohë, presidenti i Ligës së Promovimit të Maldonados, Alfredo Isnardi, e cilësoi aktin si: “Një nivel dhune i paprecedentë në futbollin tonë.”

Ai konfirmoi se lojtari do të përjashtohet përjetë nga aktivitetet futbollistike, jo vetëm në Maldonado, por në të gjithë Uruguain.

Në shenjë solidariteti me arbitrin dhe për të protestuar ndaj dhunës në sport, Liga Kryesore e Maldonados dhe Unioni i Arbitrave kanë pezulluar pjesën e mbetur të sezonit. Po ashtu, klubi i San Lorencos mund të përballet me masa disiplinore shtesë nga autoritetet.

aleksis ferreira arbitri uruguaian san lorenco

Lini një Përgjigje