TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2025, 20:45

Champions League/ Gallatasaraji merr fitoren e dytë radhazi, Bilbao përmbys Karabagun në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Champions League/ Gallatasaraji merr fitoren e dytë radhazi, Bilbao

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Gallatasaraji mori fitoren e dytë radhazi, pas fitores 1-0 ndaj Liverpulit, sot fitoi 3-1 ndaj debutuesëve të Bodo/Glimt.

Për turqit shënoi i zakonshmi Viktor Osimhen, në minutën e tretë, pas asistit të Mario Lemina. Në minutën e 33 ishte sërish Osimhen që gjeti rrjetën, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga miqtë. Junuz Akgun shënoi golin e tretë në minutën e 60, pas një topi të humbur sërish nga norvegjezët.

Në minutën e 70, Bodo/Glimt shënoi golin e nderit me Andreas Helmersen në minutën e 75. Pas kësaj fitoreje, Gallatasaraji mban vendin e 11 me 6 pikë, ndërsa Bodo/Glimt ka vetëm 2 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Karabagu ka pësuar humbjen e parë, pas dy fitoreve radhazi. Kampionët e Azerbajxhanit janë mundur 2-1 në “San Mames” nga Atletik Bilbao. Miqtë shënuan të parët që në sekondën e 50 me Leandro Andrade, pas një kundërsulmi të shpejtë. Barazimi i baskëve erdhi në minutën e 40 me Gorka Guruzeta.

Robert Navarro i dha avantazhin Bilbaos në minutën e 70, me një supergol nga kufijtë e zonës së rreptësisë. Gorka Guruzeta vulosi fitoren 3-1 me golin e dytë personal në minutën e 87. Pas humbjeve ndaj Arsenalit dhe Dortmundit, baskët marrin tre pikët e para në Champions League.

galltasaraji bodo/glimt karabag atletik bilbao champions league

Lini një Përgjigje