TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 20:38

Ish-trajneri i kombëtares Ari Han mbërrin në Shqipëri, nesër pjesë e organizimit të veçantë për 55 vjetorin e ndeshjes së famshme

Shkruar nga Pamfleti

Ish-trajneri i kombëtares Ari Han mbërrin në Shqipëri,

Sfida mes 17 Nëntori-Ajaks, e luajtur në shtatorin e vitit 1970 dhe që u mbyll 2-2, vijon të përkujtohet. Nesër do të organizohet një event në ambientet e stadiumit “Air Albania” ku të pranishëm do të jenë presidenti i FSHF-së Armand Duka, si edhe Ari Han me Rud Krol.

Sfida luhej pikërisht në stadiumin “Qemal Stafa” ku tashmë është ngritur “Air Albania”. Ky takim sjell nostalgji, teksa ish-trajneri i Kombëtares, Ari Han, do të jetë i pranishëm.

Njoftimi i FSHF-së:

“Nesër, e enjte (datë 9 tetor), në ora 11:00 në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të zhvillohet një event i organizuar nga FSHF dhe Ambasada Holandeze me rastin e 55-vjetorit të ndeshjes së famshme, 17 Nëntori-Ajaks.

Në event merr pjesë Presidenti i FSHF, Armand Duka, dy ish-futbollistët e njohur holandezë, Ari Han e Rud Krol si edhe personalitete të tjera. Eventi do të nisë në sallën e konferencave të stadiumit dhe më pas do të vijojë në ekspozitën e krijuar enkas për atë ndeshje historike në hyrjen monumentale të stadiumit. Ftohet media të jetë e pranishme!”

ari han ish-trajneri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje