
Ish-kapiteni i Kombëtares Rudi Vata ka dhënë një intervistë për median sportive “Telesport”, ku i ka bërë thirrje lojtarëve të Shqipërisë se ka ardhur koha që të marrim hakun ndaj Serbisë, marrë në konsideratë edhe formën jo të mirë që po kalon ekipi i drejtuar nga Dragan Stojkoviç:
“Ne pretendojmë të marrim një lloj haku ndaj Serbisë për atë çka ka ndodhur në të kaluarën. Përballë një kundërshtari të egër që ne kemi pasur.
Imagjinoni se si do të ndihen Dardania, shqiptarët e Maqedonisë, të Malit të Zi, e të gjithë shqiptarisë, nëse djemtë e Kombëtares do arrijnë fitoren. Marrja e fitores do ishte e jashtëzakonshme. Nuk është më Serbia e frikshme”.
Te lumte goja Rudi, uroj te te shoh nje dite Profesor te Kombetares si i themi ne trainerit ne futboll. Je Shqiptar Shkodran trim me bese. Kudo ku ke dhene kontributin je respektuar si te Dinamo, Shqiperia, ne Scotland dhe e ke deren gjithmone te hapur. Bless You Son!