TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Tetor 2025, 20:17

Hije trukimi në kualifikueset e Kupës së Botës, portieri i “fal” golin e pazakontë ekipit që pritet të jetë surprizë në Botëror (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Hije trukimi në kualifikueset e Kupës së Botës, portieri i

Kepi i Gjelbër pritet të jetë përfaqësuesja surprizë në Botërorin 2026. Kualifikimin mund ta siguronte që sot, megjithatë nuk ia doli pasi shkoi vetëm te barazimi 3-3 ndaj Libisë.

Episodi që i habiti të gjithë u regjistrua në minutën e 76. Libia po fitonte pa problem, 3-1, ndërsa një krosim pa pretendime i Kabral përfundoi në rrjetë. Kështu u hap gjithçka, ndërsa më pas erdhi edhe goli i barazimit nga miqtë. Hije trukimi qarkullojnë tashmë për ndeshjen në fjalë, që mund të vendoste kualifikimin e Kepit të Gjelbër.

Nëse rivalët e Kamerunit të paktën do të kishin barazuar takimin e tyre ndaj Mauritius, atëherë Kepi i Gjelbër do të ishte kualifikuar zyrtarisht në Botëror. Gjithçka mbetet të vuloset në takimin e ardhshëm, pasi Kameruni fitoi 0-2 ndaj Mauritius.

 

kepi i gjelbër përfaqësuesja surprizë në botëror

Lini një Përgjigje