TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2024, 16:12

“Interi mund të rrijë i qetë”, Edi Reja del garant për Kristjan Asllanin: Rrini të qetë, por jepini më shumë minuta

Shkruar nga Pamfleti

“Interi mund të rrijë i qetë”, Edi Reja del garant

Kristjan Asllani do të jetë titullar në ndeshjen e kësaj fundjave në Sinë A ku Interi do të luajë ndaj Fiorentinës. Do të jetë një sfidë e rëndësishme për mesfushorin shqiptar që do të zëvendësojë Çalhanollu në një ndeshje delikate ndaj një ekipi shumë të fortë dhe në formë.

Për të hequr çdo dyshim mbi cilësitë e futbollistit shqiptar, ka menduar Edi Reja, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare. Në një intervistë të shkurtër për “Gazzetta Dello Sport”, ai është ndalur tek aftësitë e futbollistit dhe ka treguar bindjen e tij se Asllani është në lartësinë e duhur për të bërë mirë edhe në një skuadër me shumë emër si Interi.

Reja, si e shihni tani që do të jetë titullar në Firence?

Edhe pse ka luajtur pak, nuk ka humbur disa dhunti të jashtëzakonshme, ka vizion, mendon në mënyrë vertikale, sheh dritën për të dhënë pasimin e duhur. Nuk është e lehtë të marrësh vendin e Çalhanollu, por Interi mund të rrijë i qetë me Kristjanin, tek ai shoh ende hapësira përmirësimi të pabesueshme.

Çfarë hapësirash?

Menaxhimi i mbajtjes së topit dhe i ndeshjes, ashtu siç duhet të jetë. Më shumë se sa të flasim për hapësirat e përmirësimit, duhet pyetur se si ta bëjmë të rritet: do të mjaftonte vetëm që të luante më shumë. Kur i thosha që tek Interi ishte pak i mbyllur, ai më përgjigjej: “Mister, këtu mësoj çdo ditë…”. Ndoshta ka të drejtë ai, të stërvitesh me shumë kampionë të jep diçka më shumë. Dhe në fund, me shumë vendosmëri e cilësi, do të gjejë hapësirën e tij.

A mos është Asllani shumë ‘djalë i mbarë” për atë rol?

Jo, ka shumë personalitet brenda fushës, aty ku duhet. Nuk ka frikë, përkundrazi, me raste duhet edhe ta ndalësh paksa. Nëse më duhet të gjej një defekt, është ai që për t’u treguar të gjithëve që mund të jetë titullar, shpesh e tepron duke tentuar goditjen e rëndësishme. Këshilla ime është gjithmonë e njëjta, të luajë thjesht dhe e di që do të më dëgjojë.

edi reja ish-trajneri i kombëtares shqiptare kristjan asllani

Lini një Përgjigje