TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2024, 22:37

Bajerni kënaqet me një gol, bavarezët rikthehen te fitorja dhe mbajnë të hapur garën për titull me Leverkusenin kryesues

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni kënaqet me një gol, bavarezët rikthehen te fitorja dhe

Bajerni i Mynihut është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa triumfoi minimalisht 1-0 në shtëpi ndaj Unionit të Berlinit. Ky sukses dërgon bavarezët në kuotën e 44 pikëve në vendin e dytë, 4 pikë më pak se Leverkuseni kryesues.

Kampionët e Gjermanisë goditën gjashtë herë në pjesën e parë në portën e mbrojtur nga Rono, pa mundur dot të gjenin golin.

Gjithsesi, sapo filloi fraksioni i dytë, goli i Guerreiros elektrizoi stadiumin. Pak më pas, një gol i Herri Kejn u anulua për shkak se u konsiderua pozicion jashtë loje. Bajerni në ndeshjen e radhës luan në transfertë ndaj Augsburgut. Në krahun tjetër, Unioni i Berlinit pret Darmshtadin.

bajerni i mynihut unioni i berlinit bundesliga

Lini një Përgjigje