TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Janar 2024, 21:55

Mesfushori shqiptar hedh hapin e madh në karrierë, skuadra e Bundesligës gjermane prezanton 25-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori shqiptar hedh hapin e madh në karrierë, skuadra e

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florent Muslija ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij, teksa ka kompletuar transferimin  te Frajburgu në Bundësligën gjermane. 

25-vjeçari realizoi paraqitje fantastike në Bundësligën 2 me Paderbornin, ku në 70 ndeshje arriti të shënojë 25 gola dhe të dhurojë 14 asiste.

Kam mundur të përjetoj atmosferën e mrekullueshme në stadiumin Europa-Park në ndeshjen e kupës në vjeshtë. Tani mezi pres të njoh shokët e mi të rinj, të zhvillohem më tej këtu dhe të jap gjithçka për klubin”, u shpreh Florent Muslija, pas prezantimit. Mesfushori do të mbajë veshur fanelën me numër 23 te skuadra e tij e re.

florent muslija mesfushori shqiptar frajburg

Lini një Përgjigje