TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2024, 15:27

Shevçenko “bën gol me portën bosh”, ish-legjenda e Milanit nis karrierën e re dhe merr urimin e parë nga kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Shevçenko “bën gol me portën bosh”, ish-legjenda e

Andri Shevçenko është zyrtarisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës. Legjenda e futbollit ukrainas, i cili ka fituar thuajse gjithçka si lojtar, tashmë është drejtuesi më i lartë i futbollit të vendit të tij.

Sheva ishte paraqitur në zgjedhje si kandidati i vetëm për të marrë këtë post, pasi në momentin që u mësua se ishte një nga kandidaturat, askush nuk doli të garonte kundër tij. Sot, është zhvilluar edhe votimi formal ku ai ka marrë 93 nga 94 votat e delegatëve, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Sheva i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2012 dhe nga viti 2016, deri në vitin 2021, drejtoi përfaqësuesen e Ukrainës si trajner. Ai provoi këtë detyrë edhe te Xhenoa në Itali, pa shumë sukses, ndërsa tani nis një etapë të re, për t’u bërë drejtues në nivelet më të larta.

I menjëhershëm është edhe reagimi i Milanit në rrjetet sociale. Kuqezinjtë kanë uruar ish-lojtarin e tyre për postin e ri, ndërsa i urojnë shumë fat në këtë rrugëtim.

Urime dhe shumë fat për Andrij Shevçenko, i cili është zgjedhur president i Shoqatës së Futbollit të Ukrainës. Urimet më të mira dhe suksese në rrugëtimin e ri”, ka shkruar skuadra italiane.

andri shevçenko presidenti i federatës së futbollit të ukrainës

Lini një Përgjigje