TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Janar 2024, 15:49

Puthja ndaj kampiones së Botës cilësohet “dhunë seksuale”, ish-presidenti Rubiales rrezikon burgun

Shkruar nga Pamfleti

Puthja ndaj kampiones së Botës cilësohet “dhunë

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është në telashe serioze. Puthja e famshme ndaj futbollistes spanjolle është cilësuar “dhunë seksuale” dhe si pasojë, Rubiales rrezikon burgun.

Vendimi erdhi nga gjykatësi i Gjykatës Kombëtare, i cili ka hedhur poshtë apelimin dhe vendosi përfundimisht që çështja të shkojë për gjykim. Rubiales puthi futbollisten e Spanjës, Xheni Hermoso, pas finales së fituar në Botërorin e Femrave dhe, sipas gjykatësit, ajo puthje nuk kishte qenë konsensuale, me drejtuesin, i cili kishte vendosur në mënyrë ”të njëanshme” dhe “të papritur”.

Përveç kësaj, Rubiales duhet të përgjigjet edhe për trysninë që vendosi ndaj futbollistes që ajo të pretendonte se kishte bërë gjithçka me dashje.

Trysnia që u ushtrua ndaj futbollistes të kombëtares së femrave krijoi një situatë ankthi dhe stresi intensiv”, shkruhej në vendimin e gjykatës. Përveç Rubiales, para drejtësisë do të përgjigjen edhe drejtori sportiv dhe ish-trajneri i kombëtares së femrave, si dhe ish-përgjegjësi i marketingut të Federatës.

luis rubiales ish-presidenti i federatës spanjolle xheni hermoso

Lini një Përgjigje