TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2025, 18:41

Infantino i "bën qokën" Trump, i dorëzon Çmimin e Paqes të FIFA-s, presidentit amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Infantino i "bën qokën" Trump, i dorëzon Çmimin

Kupa e Botës 2026 nis të marrë formë sot, më 5 dhjetor, teksa në Uashington do të hidhet shorti zyrtar për edicionin historik me 48 kombëtare pjesëmarrëse.

Në të njëjtën ditë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është nderuar për herë të parë me “Çmimin e Paqes FIFA”, një çmim i ri që federata botërore e futbollit e jep për kontributet në promovimin e sportit si instrument paqeje dhe bashkimi.

Ceremonia u zhvillua në prani të presidentit të FIFA-s, Xhani Infantino, i cili i dorëzoi Trump-it një medalje dhe një trofe të madh, simbol i vlerësimit të lartë nga organizata.

Sipas FIFA-s, ky çmim synon të njohë figurat që kanë ndikuar në forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërkombëtar përmes sportit, teksa SHBA-të janë një nga tri vendet pritëse të Botërorit 2026, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.

\"çmimi i paqes fifa\" donald trump presidenti i shba xhani infantino presidenti i fifa-s

Lini një Përgjigje