
Ish-tenistja Ana Ivanoviç (38 vjeçe) ka kërkuar divorcin nga Bastian Shvajnshtajger (41 vjeç), ish-futbollist dhe kampion bote me Gjermaninë, pas 9 vitesh martesë. Çifti, një ndër më të njohurit në botën e sportit, u martua në Venecia më 2016 dhe u nda në fillim të këtij viti. Përfaqësuesi i Ivanoviç, Kristian Sherc, njoftoi në korrik se ndarja ndodhi për shkak të “dallimeve të pajtueshme”.

Sipas “Bild”, Ivanoviç paraqiti zyrtarisht kërkesën për divorc në nëntor në Gjykatën e Mynihut. Fituesja e “Roland Garros” 2008, e cila ka qenë numri 1 në botë në tenis, ka kërkuar gjithashtu mirëmbajtjen e fëmijëve në Palma de Majorka, ku jeton me tre djemtë e saj: Luka, Leon dhe Teo.

Sipas “Mail Sport”, ndarja erdhi nga një “krizë e thellë” që lidhej me stilin e ndryshëm të jetesës. Shvajnshtajger udhëtonte shpesh për punën si komentator, pas karrierës te Bajerni, Mançester Junajtid dhe Çikago Fajër, ndërsa Ivanoviç dëshironte të kalonte më shumë kohë në Serbi me fëmijët. Në qershor, mediat raportuan se ai ishte parë duke u puthur me një vajzë të re, Silva.

Lini një Përgjigje