TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2025, 16:14

Media italiane i quajti “thesari” i Leçes, trajneri i thur elozhe dy shqiptarëve: Kisha nevojë për Medonin, Ylberi i pazëvendësueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Media italiane i quajti “thesari” i Leçes, trajneri i thur

Sfida e Leçes kundër Torinos, e cila u mbyll me rezultatin 2-1, ka ndryshuar për pozitivisht “frymën” brenda ekipit. Sigurisht kjo pasi pikët e marra e nxorrën skuadrën edhe nga zona e ftohtë, në të cilën ndodhej deri në pak javë më parë.

Një ndryshim i tillë nuk do i shpëtonte as medias italiane “Gazzeta dello Sport” e cila në artikullin e saj i ka atribuar meritat, paraqitjes së denjë të mesfushës. “Thesari i Leçes” është epiteti fantastik me të cilën u drejtohet  dy mesfushorëve shqiptar, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani.

“Jehonë” 2 talenteve shqiptarë u ka bërë edhe vetë trajneri i Leçes, Eusebio Di Françesko. Në përfundim të ndeshjes ai i e ka cilësuar Berishën si njeriun që bën diferencën ndërsa Ramadanin si të pazëvendësueshëm.

Njeriu që bën diferencën është padyshim Medon Berisha, i cili luftoi me lëndime për një kohë të gjatë sezonin e kaluar. Shqiptari tani ka gjetur pozicionin ideal dhe është në gjendje të japë më të mirën. Ai ka kontribuar me pesë gola , më shumë se çdo shok tjetër skuadre. Berisha e ka luajtur këtë rol shumë mirë, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kisha nevojë për të në këtë rol sepse e dija që mund t'u shkaktonte probleme kundërshtarëve. Edhe Ylber Ramadani është, një tjetër lojtar i pazëvendësueshëm”, ka përfunduar timonieri i skuadrës, Di Françesko.

eusebio di françesko trajneri i leçes medon berisha ylber ramadani

Lini një Përgjigje