TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2025, 15:52

Realizoi “kryeveprën” nga goditja e dënimit, goli i Ernest Muçit përzgjidhet më i bukuri i javës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizoi “kryeveprën” nga goditja e dënimit, goli i Ernest

Nga një i harruar dhe jashtë planeve të ekipit, mjaftoi vetëm 1 shans, pak minuta në fushë për të treguar të gjithë klasin e tij. Ernest Muçi është rikthyer edhe një herë të bëjë bujë në Turqi, ku në dy ndeshjet e fundit në kampionat realizoi 3 gola, 2 prej tyre ishin fantastik.

Goli i shënuar ndaj Koniaspori, ai ekzekutim nga goditja e dënimit, vijon të bëjë jehonë, së fundmi u përzgjodh edhe goli më i bukur i javës në Turqi.

Të gjithë shpresojnë që Muçi të vijojë me këtë formë fantastike për të qenë një opsion më shumë për trajnerin Silvinjo gjatë ndeshjeve të muajit mars.

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje