TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2025, 18:11

Të gjithë duan të shmangin mallkimin e madh të Botërorit, ja kush është grupi që ka sjellë zhgënjimet historike

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë duan të shmangin mallkimin e madh të

Kupa e Botës është një aktivitet i cili shpesh është lidhur me histori të çuditshme. Dhe padyshim më e çuditshmja është ajo që i përket grupit të famshëm F. Historia tregon se asnjë përfaqësuese e cila e ka nisur turneun si pjesëmarrëse në Grupin F, nuk ia ka dalë të fitojë trofeun, edhe pse i ka shkuar shpesh afër.

Që në vitin 1982, kur aktiviteti u zgjerua në 24 skuadra, u desh të rritej edhe numri i grupeve dhe u shfaq edhe Grupi F. Në atë grup u bë menjëherë pjesë Brazili i madh i Sokrates, favorit për turneun. Por u eliminua rrugës nga Italia.

Katër vite më vonë, në Meksikë 1986, e kishte radhën Anglia e cila u eliminua nga Argjentina e Maradonës. Më 1990, përsëri ishin anglezët në grupin e mallkuar dhe këtë herë dështuan në gjysmëfinale përballë Gjermanisë. Më pas e kishin radhën Holanda dhe Gjermania, apo në vitin 2002, shorti vendosi në të njëjtin Grup F Anglinë dhe Argjentinën, por asnjëra nuk pati sukses.

E vetmja përfaqësuese e cila thuajse e theu mallkimin, ishte Argjentina e Mesit në vitin 2014, pasi ajo arriti deri në finale, por atje u mund nga Gjermania dhe pa të shuhej ëndrra e Botërorit. Kështu që në shortin e sotëm, të gjithë do të duan padyshim të shmangin një grup të veçantë, për të pasur një telash më pak në rrugëtimin e tyre.

kupa e botës shorti

Lini një Përgjigje