TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2025, 17:49

Të gjithë me sytë nga Uashingtoni, publikohet axhenda e shortit të Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti

Të gjithë me sytë nga Uashingtoni, publikohet axhenda e shortit

Pak minuta para startit është publikuar edhe axhenda e shortit që do të mbahet në Uashington.

18:00 Opening musical performance

18:10 FIFA president introduction

18:15 Second musical performance

18:25 Awarding of the Peace Prize

18:30 Presentation of the FWC26 trophy

18:35 Host nation leaders take the stage

18:40 Third musical performance to be determined

18:45 to 1:50 Draw proceedings

18:50 Closing musical performance

Shorti- Për shortin në Uashington, do të jenë 4 vazo me nga 12 ekipe në secilën vazo. Në total do të jenë 48 skuadra, të ndara në 12 grupe me nga katër skuadra secili grup. Fillimisht, do të merren të gjitha goglat nga vazoja e parë dhe do të ndahen në grupe të ndryshme, që nga Grupi A, deri në Grupin L. Më pas, do të merren goglat nga vazoja e dytë e kështu me radhë deri në vazon e katërt ku bën pjesë edhe Shqipëria në rast se arrin të sigurojë një biletë për në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë e Kanada.

Formati- Për herë të parë në histori, do të jenë 48 skuadra në fazën finale të një Botërori duke qenë se më parë kanë qenë 32 skuadra, duke shtuar në këtë mënyrë shanset që 16 skuadra të tjera të kualifikohen. Kjo i ka dhënë mundësi më shumë ekipeve që të provojnë për herë të parë Botërorin dhe natyrisht nuk mungojnë risitë dhe surprizat. Aktualisht, janë kualifikuar plot 42 skuadra dhe kanë mbetur edhe 6 vende të lira, nga të cilat 4 do të jenë nga “play off”-i i Europës.

Shqipëria- Kuqezinjtë për herë të parë kanë arritur të renditen në vendin e dytë në kualifikueset e Botërorit, çka i jep mundësinë që të jetë në “play off” për të tentuar një biletë. Shqipëria vinte nga një grup shumë i vështirë me Anglinë e Serbinë mes të tjerash, por fitoret e marra, sidomos ajo në Leskovc, bënë të mundur që Shqipëria të kualifikohej. Si në “play off”, ashtu edhe në Botëror nëse Shqipëria shkon, pritet të ketë një grup të vështirë duke qenë se pozicionohet në vazon e katërt dhe teorikisht, të tria ekipet që do të kemi në grup, do të jenë më të forta. Me pak fat, Shqipëria mund të peshkojë kundërshtarë më të lehtë të paktën në letër dhe të shmangë emra të mëdhenj, me të cilët sigurisht që do të ishte luks të luash.

shorti i botërorit

Lini një Përgjigje