TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 20:13

Igli Tare “shqetëson” sulmuesin serb në prag të ndeshjes me Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare “shqetëson” sulmuesin serb në prag të

Me në krye Igli Taren si drejtor sportiv, Milani ka nisur nga puna për projektin e ri. Ditën e sotme është konfirmuar dhe largimi i Rejnders, ardhja e mundshme e Modriç, por jo vetëm.

Siç raportojnë mediat franceze, objektivi i radhës në listën e Igli Tares është Aleksandar Mitroviç. Përpara se të mendojë për të ardhmen, sulmuesi 30-vjeçar do të luajë më parë ndeshjen ndaj Shqipërisë të shtunën.

Në kampin kuqezi, po e konsiderojnë Mitroviçin si idealin për të përmbushur kërkesat e sulmit. Aktualisht, sulmuesi serb luan me Al Hilal në Arabinë Saudite, me të cilët shënoi 19 gola në 23 ndeshje në kampionat.

 

igli tare drejtori sportiv i milanit aleksandar mitroviç sulmuesi i serbisë

Lini një Përgjigje