TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 17:56

“Do të jetë e vështirë ndaj Shqipërisë”, futbollistët serbë ndezin sfidën e 7 qershorit: Na pret një atmosferë e zjarrtë

Shkruar nga Pamfleti

“Do të jetë e vështirë ndaj

Kombëtarja e Serbisë do të nisë fushatën kualifikuese në sfidën përballë Shqipërisë, ndeshja e parë vendimtare për ecurinë e tyre.

Sulmuesi serb, Nikola Stuliç, i cili aktivizohet në kampionatin belg, theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke u shprehur se skuadra do të japë maksimumin për të marrë tri pikë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë, por çdokush që do të zbresë në fushë do të luftojë për fitore. Është sfida e parë për ne dhe është e rëndësishme ta nisim me rezultat pozitiv. Jemi të përqendruar dhe me synim të qartë për sukses”, deklaroi Stuliç.

Ai vlerësoi kundërshtarin, duke folur me respekt për përfaqësuesen shqiptare dhe trajnerin Silvinjo:

Shqipëria ka lojtarë cilësorë. Më kujtohet ndeshja e tyre ndaj Italisë në Evropian, ku shënuan që në fillim. Janë një ekip i fortë, por nëse ne jemi të fokusuar, të bashkuar dhe japim gjithçka, mund të arrijmë fitoren.”

Ndërkohë, edhe mesfushori Aleksandar Katiç u ndal tek atmosfera që i pret në Tiranë, duke theksuar se për Serbinë nuk do të jetë pengesë presioni i publikut vendas.

Do të jetë një atmosferë e zjarrtë, por kjo nuk na ndikon. Shumë prej nesh janë mësuar të luajnë në stadiume të mbushura plot, në ndeshje të mëdha të Champions League apo Europa League. Përkundrazi, është më mirë të luajmë me tifozë sesa pa ta”, theksoi Katiç.

 

nikola stuliç aleksandar katiç futbollistët serbë

Lini një Përgjigje