
Berat Gjimshiti ka mbyllur një sezon fantastik me Atalantën. Lideri i Kombëtares shqiptare ka qenë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Gasperinit.
Mbrojtësi me paraqitjet e tij ishte një problem real për të gjithë sulmuesit, ndërsa ishte një “mur” i fortë dhe i pakalueshëm për kundërshtarët. Falë formës së tij të mirë dhe paraqitjeve në fushën e lojës, është zgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit në Serinë A.
Gjimshiti pozicionohet në qendër të mbrojtjes, ku në krah të tij vendoset një tjetër shqiptar, Amir Rrahmani. Ky i fundit me Napolin bëri paraqitje të shkëlqyera, ndërsa fitoi edhe titullin kampion.
Dyshja shqiptare merr kështu vëmendjen në një sezon mjaft të gjatë dhe të luftuar në Itali, duke shkëlqyer mbi emra të tjerë mjaft të njohur.
Lideri i Kombëtares kuqezi është vlerësuar me notën 6.9, ndërsa kapiteni i Kosovës është vlerësuar me notën 7.0.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje