TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Qershor 2025, 20:36

Fitoi titullin kampion me Napolin, Rrahmani lavdëron Konten: Kërkon maksimumin, kjo gjë na solli titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Fitoi titullin kampion me Napolin, Rrahmani lavdëron Konten: Kërkon

Amir Rrahmani është kampion Italie me Napolin dhe lajm më të bukur se ky për shqiptarët nuk ka. Seria A është liga më e ndjekur në vendin tonë dhe Rrahmani ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

Në një intervistë për “Telegrafi”, mbrojtësi ka shprehur emocionet e tij pas triumfit.

Ky është një sukses i jashtëzakonshëm që kemi arritur dhe natyrisht që jam shumë i lumtur me paraqitjet që kam pasur. Ky sezon ka qenë tejet interesant deri në ndeshjen e fundit dhe e bën edhe më të veçantë titullin kampion”, ka thënë Rrahmani.

Trajneri Konte solli një frymë dhe energji të re dhe puna me të ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është një trajner që gjithmonë kërkon maksimumin dhe besoj që një gjë e tillë ka sjellë edhe titullin kampion. Puna që kemi bërë këtë sezon u kurorëzua siç duhej”.

amir rrahmani antonio konte napoli

Lini një Përgjigje