TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 17:12

Interi zyrtarizon afrimin e fundit nga Dinamo e Zagrebit, Kristjan Asllani del jashtë planeve të zikaltërve

Shkruar nga Pamfleti

Interi zyrtarizon afrimin e fundit nga Dinamo e Zagrebit, Kristjan Asllani del

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Petar Suçiç. Mesfushori i talentuar është afruar nga Dinamo e Zagrebit.

Suçiç, 21-vjeç, është përforcim për mesfushën zikaltër. Hapësirat për Kristjan Asllanin sa vijnë e mbyllen, ndërsa pritet vetëm largimi në verë.

Kroati u afrua nga Dinamo e Zagrebit për 14 milionë euro. Kontrata është firmosur deri në vitin 2030.

Interi ndërkohë nuk do të ndalet vetëm me afrimin e tij në mesfushë. Te klubi italian po punojnë edhe për lojtarë më me eksperiencë.

 

petar suçiç inter kristjan asllani

Lini një Përgjigje