TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 16:05

Kishte bërë gati valixhet, por ndryshon mendje; Hysaj qendron te Lacio pas rikthimit të Sarrit në stolin bardhekaltër

Shkruar nga Pamfleti

Kishte bërë gati valixhet, por ndryshon mendje; Hysaj qendron te Lacio

Elseid Hysaj kishte bërë gati “valixhet” për t’u larguar nga Lacio, por e ardhmja e anësorit kuqezi mund të ndryshojë totalisht tani që në krye të ekipit kryeqytetas u rikthye sërish “komandanti” Mauricio Sarri. Nuk është një sekret që Hysaj është një nga pinjollët e Sarrit, me teknikun “axurr” që e ka marrë gjithnjë me vete në çdo aventurë të tij në Serinë A, përveç kohësh kur ishte pjesë e Juventusit.

Hysaj përjetoi një sezon shumë të vështirë, ku fillimisht e pa veten në tribunë, jashtë çdo liste, por më kalimin e kohës fitoi besimin e ish trajnerit Baroni duke e mbyllur vitin me 11 ndeshje dhe 3 asiste.

Hysaj ishte bërë gati të largohej pasi kisha disa oferta jashtë Italisë, por tani mbrojtësi shqiptar mbetet në pritje për të kuptuar qëllimet e Sarrit. Hysaj ka jo pak konkurrencë te Lacio, ka përpara një lojtar si Nuno Taveres, i cili edhe pse kaloi një sezon me ulje-ngritje, i kushtëzuar nga dëmtimet e shpeshta, ka shumë admirues. Nëse Taveres largohet, atëherë Hysaj pritet të qendrojë në kryeqytet për t’i qëndruar në krah mentorit të tij, Mauricio Sarri.

elseid hysaj mbrojtësi kuqezi mauricio sarri lacio

Lini një Përgjigje