TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Qershor 2025, 19:51

Uzuni i motivuar në maksimum për ndeshjen me Serbinë, sulmuesi kuqezi tregon tatuazhin e veçantë në krahun e tij (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Uzuni i motivuar në maksimum për ndeshjen me Serbinë, sulmuesi

Myrto Uzuni është një nga futbollistët që Silvinjo grumbulloi në Kombëtaren shqiptare për sfidat e qershorit. Beratasi pritet të jetë protagonist në ndeshjen përballë Serbisë dhe Letonsië.

Por ndërkohë që është në stërvitje, Uzuni është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, sulmuesi i FC Austin, ka shpërndarë në rrjetet sociale një “thënie” tepër të veçantë, të cilën e ka bërë tatuazh.

Fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme për mua, është kaq e thjeshtë”, ka shkruar “bomberi” në krahun e tij, një shprehje e cila duket se e motivon. Pikërisht këtë “mesazh motivues”, Uzuni e ka ndarë me ndjekësit e tij.

Uzuni i motivuar në maksimum për ndeshjen me Serbinë, sulmuesi

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje