
Trajneri Ardian Nuhiu nuk do të shfaqet nesër në konferencë për shtyp, ndërsa në prag është ndeshja me Teutën në transfertë. Ky është vendimi i klubit bardheblu, pas humbjes 002 ndaj Partizanit në derbi.
Tirana ka vendosur për heshtje për shtyp, ndërsa aktualisht mban vendin e fundit në renditjen e Superiores. Në përfundim të 15 javëve janë vetëm 7 pikë të grumbulluara.
Takimi me Teutën ndërkohë do të luhet të shtunën. Një sfidë e cila është rezervuar për në orën 19:30 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Lini një Përgjigje