TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 17:48

“Play off” i Botërorit/ Ukraina surprizon me stadiumin, zyrtarizohet edhe për ndeshjen me Shqipërinë në rast kualifikimi

Shkruar nga Pamfleti

“Play off” i Botërorit/ Ukraina surprizon me stadiumin,

Federata Ukrainase e Futbollit (UAF) ka vendosur për vendin ku do luajë “play-off” e kualifikueseve të Botërorit 2026. Ekipi kombëtar ukrainas, do të luajë takimet e saj në shtëpi, në Valencia, Spanjë. Komiteti Ekzekutiv i Federatës miratoi sot vendimin, ku thuhej se ndeshjet do të mbahen në stadiumin “Ciutat de València”.

Stadiumi, i cili ka kapacitet 26,354 spektatorë, u zgjodh nga disa opsione në vende të ndryshme, pasi u pa si alternativa më e mirë.

“Play off” i Botërorit/ Ukraina surprizon me stadiumin,

Sipas kalendarit të ndeshjeve “play-off”, skuadra e Serhi Rebrov do të luajë një ndeshje gjysmëfinale kundër kombëtares suedeze më 26 mars 2026. Nëse ka sukses, më 31 mars, në të njëjtin stadium, ukrainasit do të luajnë në finale për një biletë për në Kupën e Botës kundër fituesit të çiftit Poloni-Shqipëri.

Lini një Përgjigje