TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 16:33

Nuk thërritej “Pleshti”, zbulohet nofka e panjohur e Mesit që kishte në akademinë e ekipit argjentinas

Shkruar nga Pamfleti

Nuk thërritej “Pleshti”, zbulohet nofka e panjohur e Mesit

Portieri i Huracán, Hernsn Galindez, kujtoi përballjet e tij me Lionel Mesin kur të dy ishin fëmijë dhe “Pleshti” luante për Newell’s. “U takuam shumë herë”, – tha Galindez, i cili lunate për Rosario Central, ndërsa “Pulga” për Newell’s. Ai zbuloi edhe nofkën e Mesit si fëmijë: “I thoshin gjithmonë ‘lojtari i Kolorado që mban numrin 10’. Me të në fushë e filloje ndeshjen 3-0 në disavantazh”.

Galindez, 38 vjeç, ish-lojtar i Universidad Katolika (Kili) dhe Renxhërs (Skoci), shtoi: “Ishte një gjeni. Videot e tregojnë qartë talentin e tij qysh në atë kohë; të tërhiqte vëmendjen në atë moshë se si e kontrollonte topin”. Ai kujtoi edhe golin e parë që pësoi si portier nga Mesi, duke kaluar 5 lojtarë, përfshirë edhe atë vetë.

Portieri i Ekuadorit përmendi se të përballej me Mesin si profesionist ishte krenari dhe se shkëmbyen fanelat pas fitores 1-0 të Argjentinës ndaj Ekuadorit në “Monumental”, për të realizuar dëshirën e djalit të tij 8-vjeçar për fanelën e Mesit.

lionel mesi sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje