TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Dhjetor 2025, 16:08

Nuk ia doli të gjente rrjetën dhe të ndihmonte ekipin e tij të merrte 3 pikët, Anis Mehmeti reagon në rrjetet sociale (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ia doli të gjente rrjetën dhe të ndihmonte ekipin e tij

Bristol Siti nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Leisterit në ndeshjen e Championship. Në këtë takim si gjithmonë ishte titullar edhe Anis Mehmeti.

24-vjeçari nuk ia doli të gjente rrugën e rrjetës dhe të ndihmonte të tijtë, por është mjaft besimplotë te skuadra për duelin e ardhshëm. Pas këtij barazimi sulmuesi kuqezi ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ndeshje e dobët, por besimi është i madh për ta rikthyer rezultatin të shtunën”, ka shkruar shqiptari, duke “premtuar” që në sfidën e ardhshme ndaj Coventrit në transfertë. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00.

Nuk ia doli të gjente rrjetën dhe të ndihmonte ekipin e tij

Ndërkohë sa i takon Mehmetit, në këtë sezon ia ka dalë të luajë në 20 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 6 raste të tjera.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje