
Erling Haaland shënoi golin e tij të 55-të në Ligën e Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje (10/12) .
Sulmuesi norvegjez kompletoi kthesën në Santiago Bernabeu, në fitoren e madhe 1-2 të Manchester Cityt ndaj Real Madridit .
Edhe më mbresëlënës se goli që shënoi, ishte festimi i tij .
Pas goditjes së suksesshme të penalltisë për 1-2 në minutën e 43-të të ndeshjes, 25-vjeçari, pavarësisht... sulmit të gëzimit që mori nga shokët e ekipit, mbeti i qetë dhe disi... i ftohtë.
Pas përfundimit të ndeshjes, ai e zgjidhi misterin në një intervistë që dha për CBS, ku prezantues-komentues janë Thierry Henry, Jamie Carragher dhe Micah Richards.
Ai tha se nuk kishte menduar për një mënyrë specifike për të festuar dhe lëvizja e tij për të ecur ngadalë ishte frymëzuar nga filmi "Akili", heroi i mitologjisë greke.
" Në përgjithësi nuk mendoj paraprakisht se si do ta festoj. Asnjëherë. Pas golit që shënova kundër Real Madridit, gjëja e parë që mendova ishte të ecja si Akili nga filmi. Të bëja sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Nuk e di nëse e keni parë filmin. Pastaj tunda kokën duke parë një meme në Instagram, do t'ia dërgoj Richards më vonë ", tha ai.
Lini një Përgjigje